Do You Speak English? Pogradec Albania - Yours to Discover
Faqja e pare
Harta e Pogradecit
Kontakt
 

Permbajtja
BARE

Perse Pogradec.info?

- Cmime te uleta

- Pa parapagim

- Pa takse rezervimi

- Ndodhemi ne Pogradec.

- Ju ofrojme gjithe informacionin e nevojshem.


Guida e Pogradecit - Vende qe duhen Vizituar ne POGRADEC

Pogradec Albania

 

Pogradeci eshte nje rajon me mundesi te pafund per clodhje dhe argetim. Eshte vendi i duhur per turistet e te gjitha moshave, si per ata qe mendojne ta vizitojne per nje dite ashtu edhe per ata qe preferojne te qendrojne me gjate. Vend i paharruar ngelet Pogradeci per ciftet, qe e zgjedhin per te kaluar muajin e mjaltit.

Banoret jane te sjellshem dhe mos u cudisni nese ju ftojne per nje pije apo nje pjate recel, qe amvisat pogradecare dine ta pergatisin ne menyre aq te persosur.

Duke shetitur neper Pogradec ju mund ta zbuloni ate vete, por ne po ju bejme disa sugjerime:

 

  Pogradeci

Galeria e Arteve Pogradec - Ndodhet ne qender te qytetit. Ka piktura nga piktoret e mirenjohur pogradecare. Shpesh aty organizohen ekspozita te ndryshme. Ju mund ta vizitoni ate nga ora 9.00 - 16.00 .

Galeria private e Artit "TASO" - Ju jeni te mirepritur te vizitoni studion e piktorit pogradecar Anastas Kostandini - Taso. Pikturat e tij jane te vleresuara dhe me cilesi te larta artistike. Ju mund te blini ndonje nga pikturat dhe mozaiket e tij.

galeria e Piktures "lako" - Jeni te mirepritur te vizitoni studion e piktorit te mirenjohur pogradecar Skender Lako. Ju mund te blini apo thjesht te admironi punen e piktorit.

Punime ne dru "ICKA" - Artizanati me nje tradite te lashte ne Pogradec ka perfaqesuesit e saj dinjitoze ne ditet e sotme. Studio "ICKA" eshte gjithmone e hapur per ju. Ju do ngeleni te mahnitur nga punimet ne dru.

Muzeumi i Pogradecit - Pogradeci ka nje muzeum te pasur me deshmi antikiteti dhe te kohes se luftes. Eshte hapur nga ora 9.00 - 16.00.

Kishat e Pogradecit - Pogradeci ka Kishen e vjeter ortodokse, qe quhet Kisha e re - Pogradeckisha e Shen Merise dhe ndodhet ne lagjen e vjeter te Pogradecit , si dhe nje kishe te re, me arkitekture shume te vecante te quajtur Ringjallja. Ju mund ti vizitoni ato ne cdo kohe.

Xhamite e Pogradecit - Qyteti i Pogradecit ka dy xhami . Njera ndodhet ne qender te qytetit dhe tjetra ne lagjen e quajtur Gorice. Ju mund ti vizitoni ato ne cdo kohe.

Kinemaja e Pogradecit - Pogradeci ka nje kinema moderne, ku cdo dite luhen filma te rinj me perkthim ne shqip. Ndodhet ne qender te qytetit.

Parqet e Pogradecit - Pogradeci prej kohesh eshte quajtur qyteti i luleve Pogradec Shetitore dhe i gjelberimit, tradite kjo e ruajtur me fanatizem edhe ne ditet e sotme. Ju mund te shetisni ne shetitoren "1 Maji", pergjate plazhit te qytetit, te shijoni peisazhin e mrekullueshem te "liqerit qe dremit" , te pini dicka nen freskine e hijeve te pemeve dhe ne mbremje te beheni pjese e xhiros tradicionale pogradecare. Nese deshironi ju mund te vizitoni piken turistike te Drilonit, 4 km nge qyteti i Pogradecit, me burimet e saj te paster dhe peisazhin qe te mahnit.

Plazhet e Pogradecit - Plazhi e Pogradecit ndodhet brenda ne qytet pergjate shetitores "1 Maji". Eshte nje plazh i bukur me rere, uje te paster dhe mundesi per argetim. Ne Pogradec ka edhe disa plazhe te tjere private e publike, me rere e guralece te vegjel. Jashte qytetit mbreselenes jane plazhet me uje te kristalte tPogradec Beach e Linit dhe Tushemishtit.

Lundrimi - Ne Pogradec pergjate bregut te Liqenit, ne plazhet kryesore ju mund te merrni me qera varka te ndryshme per te lundruar. Ju mund te zgjidhni nje varke me drejtues apo te lundroni vete. Gjithashtu ne portin e qytetit ndodhet edhe nje anije qe ju shetit perreth Liqenit te Ohrit.

Sporti ne Pogradec - Ka disa ambiente sportive ne Pogradec, ku ju mund te praktikoni sportet qe deshironi, si Kompleksi Sportiv "Fani", nje ambient teper modern, ku ju mund te luani minifutboll, basketboll, volejboll, Kalceto "Bruklin" - minifutboll. Ne ambientet e plazhit te Pogradecit ju mund te luani beach-volley dhe te ndiqni Kampionatin Ballkanik te Beach-Volley i cili organizohet cdo vere ne Pogradec.

Tregu i Pogradecit - Klima e bute mesdhetare, toka pjellore, ditet e shumta me diell dhe tradita e pasur ne prodhimet bujqesore sigurojne nje bollek origjinal frutash dhe perimesh dhe mundesi zgjedhjeje ne tregun e rajonit. Tregu i Pogradecit eshte i hapur nga ora 8.00 -16.00. Pervec ketij tregu ka edhe plot dyqane te vegjel ne rruget kryesore te Pogradecit.

Pogradeci Naten - Ne qendren e Pogradecit, ne sheshin e quajtur "Odeoni", cdo mbremje, gjate sezonit te veres organizohen shfaqje te ndryshme kulturore - artistike. Hyrja falas.

Jeta e nates ne Pogradec gjallerohet mjaft ne sezonin e veres. Ka disa PUB dhe nje Diskoteke ne qytet te cilat qendrijne hapur cdo nate nga ora 20.00 -03.00 . Aty do te gjeni muziken tuaj te preferuar dhe Kokteile te pergatitur me shije te holle. Ju duhet te beheni pjese e kesaj atmosfere festive.

__________________________________________________

  Lini

Lini eshte nje gadishull i vogel ne brigjet perendimore te Liqenit te Ohrit me nje fshat te bukur me te njejtin emer. Shtepite jane te ndertuara prej guri dhe tulla ne anet e rrugicave te ngushta mbuluar me pjergulla. Ne jug te Linit, afer Buqezes ne liqen, ne thellesine 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai eshte nje vendbanim i tipit liqenor ndertuar ne siperfaqe te liqenit si ajo e Maliqit ne rrethin e Korces. Ka gojedhena qe dikur gadishulli i Linit ka qene nje ishull i bukur me bimesi te lulezuar.

Bazilika e vjeter e krishtere e Linit

Jeta ne gadishullin e Linit ka filluar ne periudhen e pare te epokes se hekurit dhe ka vazhduar deri ne kohen e mesjetes se hershme. Gjate kerkimeve arkeologjike eshte zbuluar nje bazilike e hershme kristiane me mozaike te jashtezakonshem ne dysheme qe nga shekulli i 4-5 -te te eres sone. Mozaiket kane disa figura te bukura si peshq, zogj, etj.

__________________________________________________

  Selca e Poshtme

Ne fund te Qafes se Thanes kur jeni duke shkuar per ne Tirane, do te ishte mire te ktheheshit ne te majte dhe perseri ne te majte ne Selcen e Poshtme per te vizituar pese varret monumentale. Kalaja, e cila ndodhet ne nje pozicion te dukshem te lugines se Shkumbinit, ka luajtur nje rol te dores se pare ne luftrat iliro-romake dhe iliro-maqedonase. Ne afersi te kesaj kalaje kalon rruga Egnatia. Ajo qe e ben te njohur kete vend jane pese varret monumentale gdhendur ne shkembin masiv te Gradishtes. Kerkimet arkeologjike kane treguar se kemi te bejme me nje qender te zhvilluar ekonomike-kulturore te nje rendesie te madhe te shekullit 4-3 -te para Krishtit .

__________________________________________________

  Ura e Golikut

Kur kthehesh ne te majte te rruges Qafa e Thanes-Tirane dhe ndjek rrugen e fshatit ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin. Ne afersi te fshatit Golik do te gjeni nje ure te lashte qe nga periudha romake e njohur si Ura e Golikut. Kjo ure elegante me tre harqe eshte ndertuar me nje arkitekture te vecante.

__________________________________________________

  Lumi Shkumbin

Lumi i Shkumbinit eshte nje nga lumenjte me te gjate ne Shqiperi me uje shume te paster qe rrjedh permes nje pamje mahnitese dhe derdhet ne detin Adriatik. Shkumbini ka burimet e tij prane Gurit te Nikes dhe Gurit te Topit ne malet e Mokres, rajoni i Pogradecit. Ne te gjenden disa lloje peshqish, ku ne rrjedhjen e siperme shquhet trofta e famshme e lumit prane burimeve me uje te kulluar. Kjo ben te mundur sportin e peshkimit, ndersa disa pjese te lumit jane te pershtatshme per vozitje me kanoe.

__________________________________________________

  Tushemishti / Driloni

Burimet e Drilonit ndodhen afer fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane nje pamje te pakrahasueshme. Kete monument natyre mund ta vizitoni ne qofte se ndiqni rrugen Pogradec-Dogane-Shen Naum. Ai eshte nje burim i madh gelqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gelqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit. Uji vjen nga Liqeni i Prespes permes Malit te Thate. Uji del jashte si nje burim i madh i veçante me nje rrjedhje prej 7 m3 /sek. Ai eshte i rrethuar me bimesi te dendur dhe ka nje bote te pasur kafshesh. Ky vend ka qene i preferuar per te kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund te vizitoni shtepine e tij, qe tashme eshte shnderruar ne hotel dhe restorant.

__________________________________________________

  Burimet e Kabashit

Vetem 2 km nga Pogradeci, nese ngjiteni pergjate rrjedhes se lumit do zbuloni nje vend te mrekullueshem. Me burime me uje te kristalte, lendina te gjelberuara dhe hije te fresketa do ishte vendi i duhur per piknik.

__________________________________________________

  Potkozhani

Potkozhani eshte nje fshat shume interesant ne rajonin e Pogradecit. Shtepite jane shume te bukura, te bera prej guri dhe te mbuluara me plloca. Rruget midis tyre jane te ngushta dhe te shtruara me kalldrem, nderkohe qe pjergullat dhe pemet e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojne strehim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional me specialitete te ndryshme vendase. Ne mes te fshatit eshte Kisha e Shen e Premtes me varrezat e vjetra qe kane kryqe guri te gdhendura me mjaft mjeshteri.

__________________________________________________

  Kisha e Shen Bitrit

Kisha mesjetare e Shen Dhimitrit, qe vendasit jane mesuar ta therrasin kisha e Shen Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan. Kjo ndertese e vogel prej guri, mbuluar me plloca eshte me vlera unikale persa i perket dy kupolave te vogla ne anen lindore dhe murit shume te veçante pikturuar me afreske ne pjesen e brendshme te tij. Edhe pse afresket jane demtuar, vizitoret perseri mund te admirojne misterin dhe bukurine e shenjtoreve pikturuar ne muret e tij.

__________________________________________________

  Rruga Egnatia

Ne territorin e rajonit te Pogradecit ndodhen disa degezime te Rruges Egnatia, rruga e famshme qe ne antikitet lidhte Romen me Kostandinopojen. Ka disa ura dhe fragmente te kesaj rruge te lashte qe fillojne nga ura e Golikut, ura e Terziut ne Proptisht, ura ne luginen e Llenges dhe ura e Nices. Rruga dallohet prej gureve te medhenj qe i gjejme ne gryken e Llenges, prane lugines se Lumit Shkumbin. Dikur ne kete rruge ka kaluar Cezari dhe Apostulli Paul ne udhetimin e tij neper Iliri.

__________________________________________________

  Kisha e Shen Marenes

Kisha dhe manastiri i Shen Marenes ndodhen ne veri te fshatit Llenge, zone e Pogradecit, me nje pamje dominuese ne maje te malit mbi lumin Shkumbin. Kisha eshte nje ndertese e vogel afersisht 8-12 metra e gjate. Altari eshte i ndare nga pjesa qendrore e kishes me nje ikonostas druri 6 m te gjere dhe 4 m te larte. Ikonostasi eshte gdhendur me motive luleje. Gjithe pjesa e brendshme e kishes eshte e mbuluar me afreske qe i perkasin dores se mjeshtrit te ketyre zonave, Kostandin Shpataraku. Kur e viziton e ndjen qe ndodhesh ne nje vend te shenjte.

__________________________________________________Lart


www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Foto nga Pogradeci, Restorante, Bare dhe Pub ne Pogradec, Harta e Pogradecit. Lasgush Poradeci Poezi, Poezi nga Mitrush Kuteli. Liqeni i Ohrit, Peshku i mrekullueshem Koran qe rritet ne Liqenin e Ohrit, receta gatimi nga Pogradeci. Biznesi i Pogradecit, foto dhe pamje nga Pogradeci.

 

Raiffeisen Bank Pogradec Albania
ProCredit Bank Pogradec Albania
Mobilje Italiane
 
 
All rights reserved Pogradec.info-2006
info@pogradec.info