Shqip Pogradec Albania - Yours to Discover
Home
Arti & Kultura
English
 

Permbajtja
BOTIME
TROFETE

 


Istref Haxhillari - Shkrimtar

TROFETE:

•  Çmimi spanjoll “Don Kishoti” 2010 nga Ambasada e Spanjës.

•  Çmimi i tretë në konkursin kombëtar të revistës letrare “Obelisk” 2010.

•  Çmimi “Mitrush Kuteli” nga Qarku i Korçës 2011.

 

Istref Haxhillari rrëmben çmimin në Ambasadën Spanjolle
(Gazeta “Shekulli” 24 janar 2010)


Me datën 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Ambasada Spanjolle shpalli fituesin e vitit 2010, tregimtarin pogradecar Haxhillari.
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, ambasada e Spanjës në Tiranë çel çdo vit konkursin “Don Kishoti i Mançes” për tregimin e shkurtër. Në këtë konkurs marrin pjesë shkrimtarë me vetëm një punim për autor. Kërkohet që veprat e shkruara në gjuhën shqipe të jenë origjinale, të pabotuara dhe të pavlerësuara në ndonjë konkurs tjetër e mbi të gjitha tregimi duhet t'i referohet Spanjës. Tregimtari Istref Haxhillari është fituesi i edicionit III të këtij konkursi prestigjioz organizuar nga Ambasada Spanjolle në Tiranë.

Ky autor në janar të 2010 fitoi çmimin e tretë për tregimin më të mirë të vitit në Revistën “Obelik” me prozën “ Thikat e Vardarit”, aktivitet i zhvilluar në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Vetëm tre muaj më vonë, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit, shkrimtari Istref Haxhillari vë kurorën e fituesit në edicionin e III-të nga Ambasada Spanjolle, vlerësuar nga një juri prestigjioze, me personalitet: z. Montobio, konsulli i Spanjës në Shqipëri, Skënder Vuçini, Mira Meksi, Fatos Kongoli dhe Rajmonda Gjençi, të cilët, ia akorduan këtë çmim tregimit "Karmençita" të Istref Haxhillarit.

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi e vlerësoi "një tregim i ngrohtë, i shkruar shumë mirë, ka suspancë dhe një lloj tragjizmi".
Autori i "Karmençita" ka rrëfyer historinë e Serdit shqiptar që dashuron spanjollen "me sytë pis të zinj, leshrat e dendur dhe trupin e derdhur". Një pasion i fortë që ia helmon shpirtin dhe e shemb përdhe.

Ja një pasazh nga tregimi:

“ Kur ëndrrës së hershme i vuri vizë dhe iu nënshtrua fatit, u shfaq Karmençita. Sytë e zinj të mëdhenj si copa smeraldi, lëkurën e zeshkët brune, leshrat e gjata të dendura, trashëguar nga e ëma salvadoriane, i jepnin pamjen e panterës aziatike. Trupin e gjatë, mollëzat e ngritura, sjelljen lozonjare i kishte dhuratë nga i ati madrilen. Hijeshia e shtatit, shikimi flakërues si lak, zjarri i pashuar në dy vjet të paprerë, e robëruan. Vetëm emri i saj e drithëronte. Çuditërisht u bindej të gjitha tekave si të ishte plaçkë në duart e magjishme të Karmençitës së nurshme. Kurrë më parë nuk iu nënshtrua një gruaje si kësaj spanjolleje të zjarrtë me sytë e zinj si nata. Serdi luante me femrat, i vërtiste në majë të gishtave, nuk honepste burrat që vajtonin braktisjet e fustaneve…”

Shkrimtari pogradecar, Istref Haxhillari, vitet e fundit ka shkruar: Përmbledhjen me tregime në dy pjesë: "Përthyerje", prozën poetike, "Bari i ujkut", novelat "Ëndrrat kryqëzojnë kohën" dhe “Thikat e Vardarit”, romanin "Pesha e kohës", esenë “Hapësirat rrallohen prej dhimbjes”

 

 

__________________________________________________


www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Shkrimtaret e pogradecit, proza, poezia. Istref Haxhillari, shkrimtar.

Raiffeisen Bank Pogradec Albania
ProCredit Bank Pogradec Albania
Mobilje Italiane
 
 
All rights reserved Pogradec.info-2006©
All rights reserved Pogradec.info-2006©