Perse Pogradec.info?
- Cmime te uleta
- Pa parapagim
- Pa takse rezervimi
- Ndodhemi ne Pogradec.
- Ju ofrojme gjithe informacionin e nevojshem .
|
 |
Pogradeci - Weblog |
 |
| |
Motori i pare me tre rrota i prodhuar ne Pogradec
24 Tetor 2007
Kane kaluar shume vite qe kur Shqiperia prodhoi traktorin e pare ne vend.
Ishte kjo nje arritje e inxhiniereve dhe teknikeve te talentuar te asaj kohe.
Megjithate ne cdo kohe ka njerez qe me talentin dhe mendjen e tyre perpiqen te krijojne .
Te tille jane edhe saldatoret Stavri e Kliti Vangjeli ketu ne Pogradec.
Ata me deshiren dhe pasionin per te krijuar , ndertuan ne punishten e tyre te parin motorr me tre rrota ne Pogradec.
Motorri i dizenjuar nga Kliti , ka nje motor 900 cc dhe eshte nje hibrid i Motorrit Fiat Izaura dhe grupi i timonit i markes MZ. Sigurisht eksperienca e te jatit, Stavrit ka ndihmuar se tepermi.
Te dy saldatoret e mirenjohur Pogradecare kane rreth 2 muaj qe punojne per te realizuar idene e tyre dhe me ne fund ja arriten qellimit.
I lyer me ngjyre te kuqe te ndezur , kur e sheh per here te pare, nuk te besohet qe eshte prodhuar ne menyer artizanale, ketu ne Pogradec.
Kontakt: Kliti Vangjeli 00355 693275110
__________________________________________________ |
Llotaria Amerikane Dv 2008
30 Prill 2007 Fituesit e Llotarise Amerikane DV2008
Edhe kete vit qyteti i Pogradecit vazhdon te renditet ne krye, persa i perket numrit te fituesve te Llotarise Amerikane DV-2008.
Te shumte jane qytetaret qe keto dite moren zarfat me llotarite e tyre, te derguara nga Departamenti i Emigracionit te Shteteve te Bashkuara.
Pergjigjet e Llotarise Amerikane do te vazhdojne te vijne deri ne fund te qershorit 2007.
Ju urojme fat fituesve!
Lista e fituesve....
__________________________________________________ |
Theofania - Festa e Pagezimit te Shpetimtarit - Hedhja e Kryqit
6 Janar 2007 Gjashte Janari eshte nje dite e shenuar per te gjithe te Krishteret Ortodokse. Ne kete dite festohen dhe perkujtohen dy ngjarje shume te rendesishme per besimin e krishtere orthodhoks. Kemi pagezimin e Jezu Krishtit dhe Shfaqjen e Perendise Triadike, Atit Birit dhe Shpirtit te Shenjte (Theo-Perendi – Fania- Shfaqja).
Kjo feste fillon me kryerjen e Liturgjise Hyjnore ne te dyja kishat e qytetit dhe pas mbarimit te Liturgjise Hyjnore dhe ardhjes se Mitropolitit te Korces Hiresise se tij Imzot Joanit te dyja grupet me besimtaret nga te dyja kishat takohen buze liqenit dhe te gjithe se bashku klerike dhe laike drejtohen per tek vendi ku do te hidhet kryqi qe per qytetin e bukur te Pogradecit eshte vendosur te jete nje ure.
Pergjate gjithe rruges qe pershkohet buze liqenit syri te has ngjyra te ndryshme nga veshjet e ndriteshme te klerikeve gjithashtu ka edhe shume besimtare qe mbajne ikona te ndryshme dhe kendojne vargje nga dhiata e re ku me i perserituri eshte psalmi i kesaj feste, i cili tregon se si vete Zoti Isu Krisht shkon dhe pagezohet ne lumin Jordan nga Joan Pagezori dhe nderkohe kemi shfaqjen e misterit te Trinise se Shenjte. Me mberritjen tek ura, vendi ku do te hidhet kryqi, mitropoliti Joan pasi lutet qe Perendia te bekoje liqenin ashtu siç u bekua lumi Jordan, hedh kryqin prej druri brenda ne liqen. Aty ndodhen disa te rinj te cilet perpiqen kush do ta kapi i pari kryqin dhe te marre keshtu edhe bekimin e Perendise.
Duhet theksuar se ne kete dite te gjithe ujrat jane te bekuara dhe keshtu qe shume pogradecare mbushin enet dhe shishet me ujin e liqenit per te sperkatur shtepite e tyre duke i bekuar.
Shiko Pamje nga kjo dite e shenuar.
Derguar nga vasil_j@hotmail.com
__________________________________________________ |
Monumenti i Lasgush Poradecit
E Merkure , 27 Dhjetor 2006 Ne ditelindjen e tij te 107, Lasgushi kthehet ne Pogradecin e tij.
Shtatorja, 3 meter e 40 cm e larte, ngrihet ne sheshin buze liqenit te Pogradecit. Me veshtrimin drejt liqenit ky monument eshte misherim i perkryer i figures se poetit, nga i madhi i skulptures shqiptare, Mumtas Dhrami.
Kjo shtatore rrefen per gjithcka te poetit. Me koken e tij paksa te kthyer, per te veshtruar liqenin me bisht te syrit! Bastuni, qeni e shalli, pardesyja e gjate qe per pak cek token, libra dhe fletushka, doreshkrime qe “i rendojne” xhepin Lasgush Poradecit. Vete jeta rrefehet ne kete monument.
__________________________________________________
|
Nese deshironi ti shtoni dicka ketij weblog, ju lutemi na shkruani :
__________________________________________________ |
| |
| |
| |
| |
www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Foto nga Pogradeci, Restorante, Bare dhe Pub ne Pogradec, Harta e Pogradecit. Lasgush Poradeci Poezi, Poezi nga Mitrush Kuteli. Liqeni i Ohrit, Peshku i mrekullueshem Koran qe rritet ne Liqenin e Ohrit, receta gatimi nga Pogradeci. Biznesi i Pogradecit, foto dhe pamje nga Pogradeci. Lajme nga Pogradeci
|
|
|
|
|
|