Lini eshte nje gadishull i vogel ne brigjet perendimore te Liqenit te Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me nje fshat te bukur me te njejtin emer. Shtepite jane te ndertuara prej guri dhe tulla ne anet e rrugicave te ngushta mbuluar me pjergulla. Ne jug te Linit, afer Buqezes ne liqen, ne thellesine 2-3 m ndodhen disa palafite. Ai eshte nje vendbanim i tipit liqenor ndertuar ne siperfaqe te liqenit si ajo e Maliqit ne rrethin e Korces. Ka gojedhena qe dikur gadishulli i Linit ka qene nje ishull i bukur me bimesi te lulezuar.
Bazilika e vjeter e krishtere e Linit
Jeta ne gadishullin e Linit ka filluar ne periudhen e pare te epokes se hekurit dhe ka vazhduar deri ne kohen e mesjetes se hershme. Gjate kerkimeve arkeologjike eshte zbuluar nje bazilike e hershme kristiane me mozaike te jashtezakonshem ne dysheme qe nga shekulli i 4-5 -te i eres sone. Mozaiket kane disa figura te bukura si peshq, zogj, etj.
Kur ushtaret e Julius Cesarit, mberriten ne kete koder u mahniten aq shume sa bertiten "Lyhnidas" - Liqeni i Drites
Tani mbas 2000 vjetesh turistet vendas e te huaj vijne ne vendin ku qendruan ushtaret e Cesarit. Ata vijne ketu jo vetem per te pare mozaiket e Linit , por gjithashtu per te vizituar varret monumentale te Selces, te cilat na impresonojne me madheshtine e tyre. Disa nga Mbreterit e rendesishem Ilire jane vendosur ketu.
Ne Lin ka disa plazhe te kendshem me uje te kristalte, me rere dhe guralece te vegjel. Nje vend i bukur per piknik eshte edhe vendi i quajtur "Mulliri i Vjeter", me burime gurgulluese dhe hije te fresketa pemesh . Ketu ndodhet edhe qendra e rritjes se Koranit, e cila pergatit koranet e vegjel per ti leshuar me pas ne Liqenin e Ohrit.
__________________________________________________
Hotel Lini - Hoteli ndodhet ne qender te fshatit, buze Liqenit te Ohrit. Ka bar, restorant, TV, parking.
__________________________________________________
Nese doni te beni nje rezervim Kontaktoni me ne!
www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Foto nga Pogradeci, Restorante, Bare dhe Pub ne Pogradec, Harta e Pogradecit. Lasgush Poradeci Poezi, Poezi nga Mitrush Kuteli. Liqeni i Ohrit, Peshku i mrekullueshem Koran qe rritet ne Liqenin e Ohrit, receta gatimi nga Pogradeci. Biznesi i Pogradecit, foto dhe pamje nga Pogradeci.
|